Recete nga znj Eneida
Përbërësit
Për kadaifin:
500 gr kadaif
150 gr gjalpë të tretur
Për shërbetin:
500 ml ujë
600 gr sheqer
1 lugë mjaltë
1 shkop kanelle
Për kremin:
1 L qumësht
200 gr sheqer
100 gr niseshte
4 të verdha veze
Vanilje
50 gr gjalpë
Për shkumën:
500 ml pana për ëmbëlsira
100 gr stika për lart ëmbëlsirës
Përgatitja
Fillimisht hapim kadaifin me duar, e shtrojmë në tavë, i hedhim gjalpin nga lart dhe e pjekim në 180 gradë për 30 minuta.
Përgatisim shërbetin duke e zierë për 3-4 minuta ujin me sheqerin dhe kanellën. Mjaltin ia shtojmë në fund dhe e lëmë të ftohet.
Në një tenxhere vendosim qumështin me sheqerin të ngrohen. Rrahim të verdhat e vezëve me niseshten dhe shtojmë pak e nga pak 100 ml qumësht që e kemi lënë mënjanë. Më pas e shtojmë gjithë masën te qumështi që po zien dhe e trazojmë deri sa masa të trashet dhe të ziejë disa minuta. Në fund shtojmë gjalpin dhe e trazojmë.
Nxjerrim kadaifin e ngrohtë nga furra dhe shtojmë shërbetin. Mbi shërbet vendosim kremin.
Rrahim panën për ëmbëlsira dhe e vendosim mbi krem dhe e zbukurojmë me stika.