Në një kohë kur në vend është pezulluar thuajse puna në shumë sektorë, ‘Biznes Albania’ i bën thirrje qeverisë që të nxitet konsumimi i prodhimeve shqiptare.
Përmes një reagimi, ‘Biznes Albania’ thekson se ekonomia tashmë ndodhet në një moment të vështirë, ku sektorët më të goditur janë turizmi, prodhimi, shërbimet si dhe agrobiznesi.
Ndër të tjera ‘Biznes Albania’ i ben apel qeverise që blerjet për nevoja të popullatës, të jenë prodhime vendi.
“Ekonomia është në momente të vështira për shkak të COVID. Më të goditura janë turizmi dhe prodhimi, shërbimet si dhe agrobiznesi. I bëjmë thirrje qeverisë qe blerjet për nevoja të popullatës të jenë prodhime vendi.”, thuhet në reagimin e ‘Biznes Albania’.
(BalkanWeb)