Aktiviteti ekonomik në Britaninë e Madhe është tkurrur për të dytin muaj radhazi në prill, me një rënie prej 0,4% në një muaj, nën ndikimin e një rënie të prodhimit industrial në sfondin e pasigurisë së Brexit, njoftoi sot Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

Kjo rënie e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është më e mprehtë se vlerësimi i mëparshëm i bërë nga Bloomberg (-0,1%).

Kjo është rënia e dytë radhazi e aktivitetit ekonomik, pas një rënie prej 0,1% në mars, gjë që dëshmon një mungesë të dinamizmit të ekonomisë pas një fillim viti të mirë.

Britania e Madhe nuk është gjithsesi ende në recesion, pasi kjo situatë duhet të përkojë me dy tremujorë radhazi me rënie të PBB-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: