NGA ERJOLA JATA* TIRANË- Situata në Parlament mbetet e tensionuar, teksa mazhoranca dhe opozita vazhdojnë të përplasen për çështjen “Meta”. Në Komisionin parlamentar te Ekonomisë, deputeti i Partisë Demokratike Ridvan Bode debatoi ashpër me kryetarin e komisionit Erion Braçe, pasi ky i fundit nuk pranoi t’i jepte fjalën jashtë radhe. Sapo kryetarja e komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati përfundoi fjalën e saj për raportimin e veprimtarisë vjetore për 2014-ën, deputeti i PD-së, Ridvan Bode kërkoi të fliste por nuk u lejua nga kryetari i komisionit Erion Braçe.

Ka mjaftuar ky debat që deputetët e opozitës të largohen nga Komisioni i ekonomisë dhe mazhoranca ka vijuar e vetme diskutimin për raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës duke i konsideruar të dëmshme për konsumatorët 4 kontratat koncensionare të firmosura nga ish-ministri i Financave Ridvan Bode.

Kryetarja e komisionit te Autoritetit te Konkurrencës kërkoi nga Enti rregullator i Energjisë dhe Autoriteti i komunikimeve elektronike të reflektojnë në kohë për rekomandimet e dhëna nga ky autoritet.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb