Para çdo katedraleje në Siçili, fotografoheshin çifte që martoheshin, madje në një nga hotelet që qëndruam zhvillohej një dasmë siçiliane shumë e këndshme.

Kaq mjaftoi që një nga bisedat e darkave tona të ishte mbi faktorët që i shtyn sot dy njerëz drejt martesës! Dashuria, familja, dëshira për t’u bërë prindër? Ekonomistët kanë pikpamje interesante edhe për këtë. Madje ekonomiksi i martesës është një nga shtyllat e teorisë standarde të martesës.

Studimi i martesës nga ekonomistët ka filluar me fituesin e Çmimit Nobel Gary Becker. Ai e konsideronte martesën “një njësi prodhimi”. Në vitin 1981 në artikullin e tij “Traktat për familjen”, Becker e përshkroi martesen “si ndarje të punës midis burrave dhe grave”. Në atë kohë, shumica e burrave shkonin në punë, ndërsa gratë ishin “specialiste “të shtëpisë dhe të kujdesit për fëmijët.

Becker thoshte se burrat dhe gratë e zgjedhin njëri-tjetrin në tregjet e martesës. Ashtu si të gjitha tregjet e tjera, aty ka kerkesë edhe ofertë. Burrat dhe gratë ishin “kërkim” të një partneri edhe vlerësimi i tij/i saj në këtë treg bazohej në atë që ata mund të kontribuonin në jetën e tyre të perbashket, edhe në rritjen e fëmijeve. Por me kohën gjërat ndryshuan. Evolucioni i gruas bëri qe në tregun e martesave të gjendet një lloj ndryshe gruaje e cila ka profesion, paguhet me pagë të lartë, ka me pak kohë për të investuar në punët e shtëpisë. “Gruaja ndryshe” me anë perdorimit të kontraceptiveve vendos vet kur edhe sa herë dëshiron të bëhet nënë.

Ndërsa lavatriçja, lavastovilja furra e mikrovala e kanë shëndruar gatimin edhe kujdesin ndaj shtëpisë, punë për burrat po aq sa edhe për gratë.

Në tregun e martesës, sot gjithmonë e më shumë gjendet një lloj i ndryshëm bashkëshorteje, e pangjajshme me komplementaren e “njësisë së prodhimit të Backer-it”. Për të dhe burrin e saj, njësia ekonomike e martesës është tjetersuar. Justin Wolfers dhe Betsey Stevenson vënë në dukje, se sot martesa ka lidhje me shoqërizimin me shumë sesa me fëmijët. Në vend të të qenit njësi prodhimi, sot martesa eshte njësi komplementariteti e konsumit të kohës, interesave, argëtimit edhe dëshirave të përbashkëta.

Si celebrim i krijimit të njësisë me të madhe të komplementaritetit në konsum , sot festat e bashkimit në martesë janë madhështore edhe diviorci si prishje e saj, një akt rutinor i zakonshëm. Pas këtij shpjegimi adoleshentja ime pyet – dmth martesa qenkërka kot?

Unë – si thoni të ngrihemi se u bë vonë !

Në fakt martesa nuk eshtë kot por nëse ajo shëndrohet kryesisht në njësi e komplementaritetit të konsumit të interesave aq me shumë interesave politike, ndarja (me apo pa divorc) është rrjedhojë e pashmangshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: