Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një studenti ekselent që pretendon se në spitalin e Krujës, emërimet në detyrë nuk janë bërë sipas listës së studentëve ekselentë por me mik. Denoncuesi thotë se vendin e një studenti me mesatare 9,4 e zuri një person i punësuar me mik, ndërsa këtij të fundit ia kishin hequr fare emrin nga lista.


STATUSI I PLOTE
Denoncim i ri nga studente te ekselences mbi mashtrimin e Edvinit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje zoti Berisha.Shpresoj ta publikoni.Jemi nje grup denoncuesish nga portali i qarkut te Durresit.Ja deshtimi i portalit qe ne hapjen e tij.Vendimi i ministres per dhenien e 10 pikeve per ato qe kane mesatare 9.00 deri 10.00 ishte nje mashtrim. Studentja ekselente me mesatare 9.4 nuk perfiton 10 pike dhe per me teper ne mos mjaftonte kjo i heqin dhe emrin nga lista (gabim njerezor). Me date 13.03.2019 thellohet akoma me tej skandali ne prezence te 40 fituesve. Ku ne listen e vendeve vakante ishte 15 vende pune filluan sipas radhes dhe sapo largohen 5 fituesit e pare ne liste vendi i punes ofrohet me telefon nga drejtoria e spitalit te Krujes dhe i lire per mikun, kur drejtoresha e spitalit te Durresit i solli vendet e punes para se fillo perzgjedhja. Duke qene se 2 vendet e punes ne spitalin e Krujes u zune me mik ne u detyruam te qendronim ne liste pritje. Keqardhje per perfaqesuesit e ministrise qe e bene kete padrejtesi e cila eshte e turpshme ne sy te fituesve. Shpresoj ta publikoni.


(BalkanWeb)