Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në një nga lokalet e Bllokut, ku një 41-vjeçar është masakruar me thikë duke u qëlluar 27 herë nga dy persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 41-vjeçari Eder Dorzi është qëlluar disa herë me thikë dhe dyshohet se është qëlluar rreth 27 herë me thikë brenda lokalit ku ndodhej.
41-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.
Familjarët kanë bërë kallëzim në komisariatin 2 të policisë, janë dhënë deklaratat në polici, por edhe pse ka tre ditë nga ngjarja policia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë njoftim për ngjarjen, për rrethanat dhe shkaqet e saj.
Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41-vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri.
(BalkanWeb)