Dhuna dhe kaosi që prodhoi derbi i kryeqytetit ka marrë një jehonë të madhe. Akuza kundër akuza, një situatë e paprecedentë e cila kërkon një zbardhje sa më të shpejtë dhe marrjen e masave që ngjarje të tilla të mos përsëriten me. Përgjegjësia është e madhe mbi të gjitha për klubin organizator, Tiranës, çka ka bërë që stafi drejtues i klubit bardheblu të mblidhet për të kuptuar se çfarë ndodhi. Burime të sigurta pranë klubit të Tiranës bëjnë me dije për BalkanËeb se drejtori i stadiumit “Selman Stërmasi”, Ksenofon Haskoçela është pezulluar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Panorama
Panorama

Gjithashtu është pushuar nga puna dhe një roje e stadiumit. Vetë drejtori i stadiumit në një intervistë për “Panorama Sport” nuk ka pranuar një vendim të tillë por ka saktësuar se ka bërë mirë punën e tij, me korrektësi maksimale. Haskoçela shtoi ndër të tjera në intervistën e tij për “Panorama Sport” se për gjithçka ka parë përpara nisjes së derbit ka njoftuar personat përkatës, ata që kanë përgjegjësi direkte mbi sigurinë në stadium.

S2 8
S2 8

Drejtori i stadiumit shtoi se ka qenë ai i cili ka njoftuar përgjegjësit e sigurisë tri orë para ndeshjes pasi kishte pikasur dy gropa ku brenda kishin kuti me fishekzjarrë apo tymuese, të cilat sipas drejtorit të stadiumit, tashmë të pezulluar janë hapur një natë më parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb