TIRANE

Ashtu sikundër pretendeuan disa prej gjimnazistëve që  iu bashkuan protestës së studentëve, Drejtoresha e gjimnazit ‘Sami Frashëri’,  Teuta Dobi, në kryeqytet i ka penguar ata të marrin pjesë në marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

“BalkanWeb” siguron videon nga mbledhja qe drejtoresha Dobi ka zhvilluar me Senatin e klasës. Herë me tone miqësore, duke i folur si ‘shoqe’ por herë në pozitat e titullares, Dobi u thotë nxënësve, se do garantojë me jetën e saj që askush të mos marrë pjesë në protestë.

“Jua garantoj me jetën time, se unë nuk do lë asnjë këmbë nxënësi që të dalë atje, sa ka mësim” dëgjohet të thotë drejtoresha Dobi në mbledhje me Senatin e Shkollës, ndersa lexon thirrjet e bera ne rrjetet sociale, per pjesemarrjen ne protesten e sotme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb