Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me autoren Evis Ahmetin është trajtuar ngjarja e rëndë ku dy të rinj, 20 dhe 23 vjeç, kanë goditur me gurë 43-vjeçarin Fabjol Cani me aftësi të kufizuara.
Në një lidhje telefonike, ishte edhe Fatbardha Hysi nëna e 43-vjeçarit e cila ka treguar disa detaje në lidhje me ngjarjen. Ajo tha se kishte marrë vesh lajmin nëpërmjet shoqes së saj. Nëna e 43-vjeçarit theksoi se djali ishte një person shumë paqësor dhe se nuk i njihte autorët.
Më tej Fatbardha theksoi se Fabjoli shkonte gjithmonë në xhami, dhe në ditën e ngjarjes autorët e kanë ndjekur duke e ngacmuar dhe bullizuar. Fabjoli ndodhet në gjendje kritike, në reanimacion dhe i intubuar dhe se goditja me gurë nga të rinjtë i ka shkaktuar plagë të rënda në kokë.
“Unë e mora vesh lajmin nga një shoqja ime. Ajo më tregoi se djali ishte goditur nga dy persona dhe ishte në spital. Në fillim mendova se ishte aksident. Gjendja vazhdon të jetë e rëndë, dhe mjekët po tentojnë ta zgjojnë me ndihmë të aparaturave. Autorët i kanë çarë kafkën me gurë. Djali im shkonte çdo ditë në xhami, dhe atë ditë kishte shkuar përsëri. Ai minoreni ka dalë nga burgu. Unë për atë familjen e adoleshentit do thoja të më kishte ardhur, se më njeh. Nënë e 17-vjeçari është edhe mësuese. Familjen e tjetrit nuk e njoh.
Djemtë që goditën Fabjolin nuk ishin në xhami. Djali kishte dalë vetëm, por ata e kishin ndjekur. Ata mund ta kenë bullizuar djalin. Ata e kanë pritur jashtë dhe kanë nisur ta ngacmojnë dhe ta bullizojnë. Ai u është shmangur dhe ka nisur të largohet kur ata e kanë ndjekur nga mbrapa dhe i kanë gjuajtur me gurë duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Unë do të shkoj të denoncoj rastin në polici. Fabjoli është i intubuar, ndodhet në reanimacion. Ai është një njeri shumë social, e gjithë lagjja e e do dhe e vlerësojnë shumë. Djali vetëm nuk dëgjon dhe nuk flet, por i kupton gjërat. Deri tani policia nuk ka dhënë asnjë informacion”, tha ajo
(BalkanWeb)