Sot në emision ‘Me Zemër të Hapur’ të autores dhe moderatores, Evis Ahmeti u trajtua një ngjarje e rëndë që u regjistrua në korrik të këtij viti, ku një 14-vjeçare denoncoi babain e saj për dhunë.

I ati sot ndodhet pas hekurave, teksa historia e prindërve biologjik të të miturës është në kufijtë e tragjikes, nëna i braktisi 3 fëmijët e mitur dhe u largua për një dashuri pasiononte me fqinjin e saj.

Në atë kohë fëmijët ishin 12-vjeç dhe dy binjakët ishin 8-vjeç.

Teksa historia e kësaj familje mori këtë rrjedhë, fëmijët mbetën vetëm me babain dhe nëna nuk u kthye më kurrë pas për tu kujdesur për fëmijët e saj.

Babai vendosi të ndërtonte jetën me një grua tjetër, por pikërisht në këtë moment nisën edhe problemet, fëmijët kryesisht vajza denoncoi për dhunë babain e saj dhe njerkën, në burg përfundoi babai 3 fëmijëve ndërsa njerka u largua.

E mitura nën kujdesin e gjyshërve ka rrëfyer ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb