Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dosjen e plotë të Prokurorisë së krimeve të Rënda lidhur me tre të pandehurit e akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë, mes tyre edhe biznesmeni Arbën Çekaj, administratori i kompanisë ‘Arbi Garden’.

Pavarësisht deklarimeve në gjyq të biznesmenit Çekaj, Prokuroria në dosjen hetimore argumenton se është e vërtetuar që tre të pandehurit janë pjesë e grupit kriminal që kanë trafikuar sasinë rekord të kokainë, gjetur në kontenierët me banane.

“Bindje e plotë për implikimin e të pandehurit Çekaj në kryerjen e kësaj vepre penale, krijohet edhe nga disa momente të rezultuara nga pyetja e tij në cilësinë e personit nën hetim, ku ai fillimisht, ai fillimisht së bashkë me mbrojtësin e tij, interesohet për kushtet dhe përfitimet e mundshme nga një marrëveshje bashkëpunimi me organin e prokurorisë dhe më pas deklaron se fillimisht, nuk ka gjë për të deklaruar, c’ka të lë të kuptosh se mund të jetë i gatshëm të japë shpjegime për implikimin e tij dhe personave të tjerë në kryerjen e kësaj vepre. : thuhet në dosjen e prokurorisë, e cila mban firmën e prokurorit Edvin Kondili.

Cekaj 14

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, administratori i ‘Arbi Garden’, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane. Gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanWeb’ se dënimi do të ulet në 14 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë, për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10.8 vite. Sakaq, për Armando Pezakun, shoferin e kamionit, është kërkuar 8.8 vite burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb