Nga një ekip “bunker” një sezon më parë, ku të merrje një prononcim, një lajm nga Partizani, përveç konferencave zyrtare, ishte e pamundur, këtë sezon situata është ndryshe. Franko Lerda nuk resht javë pas jave të prodhoj lajme për ambientin sportiv, italiani ka qenë dhe mbetet në qendër të vëmendjes për shumë gjëra.

Lerda 2
Lerda 2

Nga përshtatja e tij me ambientin shqiptar, me klubin e Partizanit, raporti i tij me stafin drejtues, me bashkëpunëtorët, me lojtarët dhe deri në raportin e tij me mediat, Lerda befason gjithnjë, gjithnjë prodhon lajm për mirë apo për keq. E fundit sigurisht ishte një lajm aspak pozitiv, sherri i tij me ndihmësin Dritan Mehmeti solli një situatë të pakëndshme dhe të paprecedentë vitet e fundit te kampionët në fuqi.

Lerda Mehmeti
Lerda Mehmeti

Lerda shkoi deri aty duke vendosur në siklet edhe drejtuesit e klubit me ultimatumin e tij: “O un o Mehmeti”. Ishte e pamundur që Partizani të hiqte dorë nga italiani në këtë pikë të sezonit duke dalë në këtë mënyrë në një vendim të pritshëm, Mehmati u largua nga ekipi i parë duke marrë tashmë drejtimin e Partizanit B ndërsa ndihmësi i tij i ri do të jetë Reialdo Kalari.

Olsi Rama
Olsi Rama

Lerda nuk ka qenë kurrë në dyshim, drejtuesit e klubit, mbi të gjitha drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama, është i bindur për të vijuar projektin me teknikun italian, këtë e konfirmoi edhe në një prononcim të shkurtër për BalkanWeb: “Vendimi është marrë që para disa muajsh dhe Franco Lerda është trajneri i Partizanit”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: