NGA: Enida Himaj
Padyshim që ky ka qenë viti i Klea Hutës. Pas ‘Gjeniut të ‘vogël, Maratonës së këngës popullore, pjesëmarrjes tek Kënga Magjike, ‘BalkanWeb’ mëson se showgirli ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e një seriali turk. Burimet thanë për BW që Klea do të jetë në këtë serial së bashku me aktorin e mirënjohur për rolin e tij tek Ertugrul.

Moderatorja simpatike ka marrë një ofertë të majme për tu bërë pjesë e telenovelës që pritet të nis regjistrimin së shpejti. Nuk dihet nëse ky angazhim i ri do ta largojë Klean nga netët finale të Këngës Magjike. Megjithatë një gjë mbetet e sigurt që ky rol do t’i hap dyert në kinematografinë botërore Kleas që e ka provuar veten si aktore edhe më herët ku dhe ka rezultuar e suksesshme.

Ndaj s’na mbetet gjë tjetër veçse të shikojmë Klean në krah të Ertugrulit për të mësuar rolin që ajo do të ketë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb