TIRANË
Administratori i ‘Masabi Fruits’, Erjon Peti ka folur ekskluzivisht për News24 për konteinerin me 143 kg kokainë që është kapur në portin e Durrësit.
Në një bisedë telefonike me gazetaren Dorjana Bezat, Peti thotë se kanë arrestuar ortakun e tij, që e ka dhe djalë daje, Klajdi Xibrakun.
Peti thotë se s’po kupton asgjë, madje s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, si dh e ndjen veten të pambrojtur.
”Po e shikoj, po e shikoj. Nuk e di ça komenti të jap. Unë jam administratori tjetër, Erion Peti. Na njoftuan që kemi kontroll rutinë. Siç e bëjmë çdo javë. Shkoj djali i dajës tim, vetëm kur morëm vesh që ësthë arrestuar. Nuk po kuptojmë asgjë tjetër. Jemi komplet të pambrojtur.
Ne jemi 5 vjet që sjellim fruta nga jashtë vendit. S’kemi pasur asnjë lloj problemi, jemi të hapur për çdo gjë, t’i ballafaqohemi ligjit.
Nuk po mër kërkon Policia, Policia po heton. Jam kot në këtë hetim, s’kam lidhje fare. Asnjëherë, unë për herë konteinerët e mirë skanohen. Nuk më intereson fare, asnjë gjë të kërkoj favore. Unë paguaj tatimet në shtet.
Nuk qenka punë këtu, s’di çfarë të them. Jam shumë i irrituar. Ai djali që ka shkuar aty, e ka kërkuar për të qenë prezent. Një pjestar i firmës, Klajdi Xibraku. Jo jo,”- tha Peti.
(BalkanWeb)