Refik Halili është i pre rë. Majkëll Ngo ësh të sulmuesi, i cili do të zgjidhë çështjen e sulmit, edhe pse drejtuesit e Tiranës do të kërkojnë deri sekondën e fundit për një sulmues të mirë, siç kërkon Ze Maria. Gjithsesi, presidenti i Tiranës ka qenë i qartë me fjalët e tij. Halili ka pranuar se paçka dëshirës së madhe të tij dhe klubit që drejton, kërkesa e trajnerit brazilian në këto momente është nga ato të pamundurat.

“Merkatoja jonë nuk është mbyllur. Do të presim deri sekondën dhe do të mundohemi t’i plotësojmë dëshirat trajnerit, për sa i përket sulmuesit apo lojtarëve që ai dëshiron. Por duhet ta pranojmë se në këtë moment është pak e vështirë që të gjejmë një lojtar aq të mirë, siç kërkon trajneri ynë. Nuk është çështje kontrate, por emri apo cilësie. Ne po bëjmë përpjekjet tona maksimale, por e përsëris: është shumë e vështirë dhe nuk ka shumë lojtarë në qarkullim. Jemi të gatshëm të pranojmë çdo propozim, madje edhe nga ju, mjafton që të gjendet sulmuesi. E përsëris. Paguaj unë, mjafton që ta gjeni”, është shprehur në fillim Refik Halili.

“Bosi” i bardhebluve, gjatë prononcimit ekskluziv për “Panorama Sport”, i dha një mesazh të qartë Ze Marias, që nëse nuk gjendet lojtari i golit, që kërkon braziliani, zgjidhjen duhet ta gjejë brenda ekipit. Ai është anglezi Majkëll Ngo. “Duhet të pranoj se Ze Maria në skuadër e ka zgjidhjen dhe sulmuesin që dëshiron. Është Majkëlli (Ngoja). Shumë shpejt do të jetë në fushën e lojës dhe jam i bindur se Ngoja do të bëjë diferencën, kështu që dhe zgjidhja do të vijë nga brenda ekipit. Të punohet që ai të jetë gati sa më shpejt”, ka vazhdua në skuadër e ka zgjidhjen dhe sulmuesin që dëshiron.

Është Majkëlli (Ngoja). Shumë shpejt do të jetë në fushën e lojës dhe jam i bindur se Ngoja do të bëjë diferencën, kështu që dhe zgjidhja do të vijë nga brenda ekipit. Të punohet që ai të jetë gati sa më shpejt”, ka vazhduar presidenti i Tiranës, duke i bërë të qartë trajnerit, idenë e tij për afrimet në ekip. Në prononcimin e tij për gazetën, presidenti preku edhe gjendjen e ekipit dhe atë që skuadra ka dhënë në fushën e lojës gjatë këtyre dy javëve. Edhe pse Tirana ka afruar disa lojtarë të mirë në merkato, rezultatet këto 180 minuta nuk kanë qenë të shpresuara nga ai personalisht dhe tifozët. Numri një i klubit Tirana e thotë hapur se skuadra në njëfarë mënyre e ka zhgënjyer. “Nuk mund të kënaqesh kur skuadra nuk merr rezultat. Në fakt jam i pakënaqur. Nuk kemi marrë pikë dhe nuk kemi fituar. Ndoshta ka një ngërç psikologjik apo diçka tjetër, por duhet të zgjidhet shpejt… “, deklaroi presidenti i Tiranës. Në stadium janë kthyer tifozët, por jo rezultatet e Tiranës. Presidenti Refik Halili e di mirë sesa vlen fitorja në sytë një tifozi. Duke mbyllur komunikimin e shkurtër, Halili pranon se Tirana akoma nuk ka kënaqur popullin bardheblu, që pret gjëra të mëdha nga 24 herë kampionët. “U jemi borxhlinj tifozëve. Më vjen shumë keq, sepse presin shumë nga Tirana, por jam i bindur se gjithçka do të rregullohet shumë shpejt”, përfundon prononcimin për “Panorama Sport”, Refik Halili.

PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: