Sviatlana Tsikhanouskaya, liderja e opozitës bjelloruese, në një intervistë ekskluzive për News24, flet për “diktatorin e fundit i Evropës” dhe i përgjigjet pyetjes se cilin çmim është e gatshme të paguajë për të ndaluar presidentin autoritar Aleksander Lukashenkon. Gjate zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit 2020, 39-vjeçarja garoi kundër presidentit Alexander Lukashenko.
Tsikhanouskaya humbi zgjedhjet, të cilat u konsideruan gjerësisht të manipuluara prej Lukashenkos, me pas pasi bashkëshorti u arrestua si i burgosur politik dhe u dënua me 15 vjet burg. Ka kaluar më shumë se një vit që kur bjellorusët pushtuan sheshet ne demonstrata duke sfiduar Lukashenkon, i cili shënjoi njëkohësisht krizën më të madhe gjatë 27 viteve në pushtet.
Gjatë intervistës për News24 Tsikhanouskaya, nuk e fsheh dhimbjen por as frikën që ka për jetën e saj dhe të bashkombasve. Kërkon solidaritet nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikws teksa thotë se mbi 35,000 persona janë të burgosur, qindra të torturuar apo përdhunuar dhe mijëra të tjerë të detyruar të largohen nga vendi ose të fshihen nga dhuna e egër Lukashenkos.
Nënë e dy fëmijëve ajo është azilante në Lituani ku lufton për demokracinë e atdheut të saj Bjellorusisë. Në intervistën e saj të parë për një media shqiptare. Liderja e opozitës bjelloruese tha se e shikon veten si simbol të lirisë dhe ndryshimit. Ajo kërkon që lufta për liri e demokraci të mos ndalet derisa bashkëkombasit e saj te dalin nga skllavëria e rrëgjimit te dhunshëm te Lukashenkos.
Zonja Tsikhanouskaya ju falënderoj që zgjodhe të flasësh për televizioni News24, është kënaqësi për mua t’ju intervistoj.
Sviatlana: Faleminderit për ftesën
Cili është qëllimi i vizitës suaj në Tiranë, keni takuar sot Presidentin Meta dhe kryeministrin Rama…
Sviatlana: Shqipëria është një vend i veçantë, pasi ka përjetuar regjimin diktatorial. Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë popullin bjellorus. Por nga pikëpamja politike, Shqipëria është e rëndësishme për shkak të pozicionit të saj kryesues në çështjen Bjelloruse. Nga ana tjetër Shqipëria kishte kryesimin e OSBE-se. Shqipëria ka mekanizmat e duhura për Bjellorusinë, tashmë ju jeni anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me Shqipërinë për ta mbajtur çështjen e Bjellorusisë në axhendë, në mënyrë që çështja jonë të jenë në fokusin e çdo organizate, për ne duhet të diskutohet në çdo event që organizohet, sepse ne jemi të rëndësishëm!
Çfarë roli luajti kryeministri jonë Rama në lidhje me çështjen bjelloruse vitin e kaluar?
Sviatlana: Shqipëria me kryeministrin Rama për shkak të kryesimit që mbajti ne OSBE-se. mbështeti vendosjen e sanksioneve të Bashkimit Europian. Shqipëria u dha mekanizma vendeve të tjera sesi të silleshin në këtë situatë. Ai ka treguar shumë solidaritet, duke shpërndarë mesazhe për Bjellorusinë, ishte shumë aktivë
Ju ishit kandidatë në zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar në Bjellorusi, garuat kundër Aleksandër Lukashenkos. Pastaj dimë që ndodhën protesta masive, bashkëshorti juaj u arrestua. Çfarë ndodhi vjet?
Sviatlana: Po ne kishin zgjedhjet presidenciale më datë 9 gusht 2020 në Bjellorusi, pas kësaj Lukashenko u vetëshpall President i vendit. Por ai është ilegjitim në sytë e popullit bjellorus, ai nuk është më i fortë, nuk është president është një kriminel. Lukashenko e ktheu Bjellorusinë në ferr menjëherë pas zgjedhjeve. Mijëra njerëz u dhunuan egërsisht, u torturuan, u përdhunuan në burgjet e tij. Pas demonstratave masive, ai vazhdoi të përdorte dhunën dhe t’ju mbyllte njerëzve gojën. Që nga muaji gusht më shumë se 35.000 njerëz janë burgosur, mijëra njerëz janë pas hekurave dhe qindra mijëra kanë lënë vendin për shkak të presionit të tij. Lukashenko ka shkatërruar median, ka shkatërruar organizatat, ka shkatërruar shoqërinë civile në Bjellorusi. Por pavarësisht dhunës apo mungesës së ligjit, Bjellorusi vazhdon të luftojë. Ne po luftojmë kundër diktaturës. Ne duam të zgjedhim të ardhmen për veten tonë. Unë kërkoj që vendet demokratike të bashkohen dhe të mbështesin kauzën bjelloruse. Ka ndërgjegjësim tek popujt tek partitë politike, tek shtetet e kontinente. Është kaq e dukshme se çfarë është e bardhë e çfarë është e zezë në Bjellorusi. Ne duam të ndërgjegjësojmë e të mobilizojmë ndërkombëtarisht shoqëritë.
Presidenti Alexander Lukashenko mban fort në duart të tij spektrin e pushtetit, por kur do i përfundojë koha të ashtuquajturit “diktatori i fundit i Europës” Çfarë lloj diktatori është ai?
Sviatlana: Koha e tij ka përfunduar, është në fund të pushtetit të tij, ai e mban pushtetin vetëm përmes dhunës. Por është e pamundur që me forcën e armeve t’i bësh njerëzit të të duan. Kjo është pyetja. Sundimi i tij ka marrë fund. Por ne duhet të luftojmë për fitoren tonë. Unë besoj se në zgjedhjet e ardhshme do të jenë ndryshe. Vërtetë që se parashikoj dot se çfarë do të ndodhi pas një muaji ose pas gjysme viti, por e di që populli bjellorus po lufton shumë që ta bëjnë realitet këtë. Por ne na duhet solidariteti i mbarë botës
A je e frikësuar prej tij, a është sot jeta jote në rrezik?
Sviatlana: Nuk kam frikë nga ai, por po kam frikë siç the dhe ti për jetën time dhe për jetët e bashkëkombasve të mi, për jetët e atyre që janë pas hekurave, për ata që sakrifikojnë jetët, liritë e tyre. Po u jap një mundësi të luftojnë. Ata po mbahen peng. Unë jetoj në një shtet tjetër, është një vend i sigurt. Supozoj se nuk kanë duar aq të gjata sa të më rrëmbejnë. Por askush nuk e di. Ajo që di unë është se nëse më rrëmbejnë apo më zhdukin një ditë, kjo lëvizje për liri do të vazhdojë. Nëse është ky fati im do ta pranoj.
Bashkëshorti juaj është arrestuar,ju mbani kontakte me të?
Sviatlana: Bashkëshorti im është burgosur politik. Të burgosurit politikë në Bjellorusi nuk lejohen të komunikojnë, madje edhe ata që jetojnë brenda vendin nuk u telefonojnë as i vizitojnë dot të dashurit e tyre. Kështu unë me bashkëshortin komunikojmë me shënime përmes avokatit që e viziton. Njerëzit u shkruajnë leje.
Për çfarë arsye presidenti rus Putin mbështet Lukashenkon dhe si Lukashenko manipulon zgjedhjet?
Sviatlana: Ju e dini që në Rusi situata nuk është e qëndrueshme, por nuk është në dorën e Rusisë të vendosë se çfarë do të ndodhë në vendin tonë , nuk ka të bëjë me gjeopolitikën ka të bëjë me rrëgjimin diktatorial në vendin tonë, ne nuk është se po luftojmë kundra një vendi tjetër. Nëse Kremlini do të luajë një rol konstruktiv në këtë krizë në Bjellorusi, pasi ju e dini ndikimin që ka në vendin tonë, ata duhet të ndalojnë me mbështetjen që i japin regjimit, të ndalojnë të mbështesin dhunën në Bjellorusi. Një Bjellorusi e sigurt dhe transparente është me mire për Rusinë gjithashtu.
Nëse një ditë do të bëheni presidente si do të jenë marrëdhëniet me Rusinë?
Sviatlana: Jam e sigurt që pas zgjedhjeve të lira dhe të drejta në Bjellorusi. Presidenti i ri ndoshta do të përqendrohet në marrëdhëniet tregtare me Rusinë. Por këto marrëdhënie do të jenë transparente, do të jenë të kuptueshme pasi tani ka marrëveshje por njerëzit nuk janë në dijeni të tyre. Ne nuk e dimë se cfarë ndodh mes dy vendeve. Transparenca do jetë prioriteti ynë
Cilat janë kërkesat tuaja kundrejt Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Sviatlana: Pikë së pari të qëndrojnë të bashkuar për kauzën tonë. Është shumë e rëndësishme të mbahet konsistenca. Lukashenko është i dhunshëm, ai abuzon dhe po kërcënon Bahkimin Europian me emigrimin e paligjshëm. Mos lejoni një diktator t’ju shantazhojë, jeni vende të fuqishme, keni pushtet. Përgjigjuni provokimeve të tij me sanksione të forta, duke e izoluar politikisht, mbështesin shoqërinë civile, jepuni mundësinë të luftojnë
Ju nuk jeni vetëm një lidere e opozitës, por edhe nëna e dy fëmijëve. Sa larg do të shkonit për t’i dhënë fund rrëgjimit diktatorial të Lukashenkos dhe cili është çmimi që do të paguanit për ketë?
Sviatlana: Unë jam në këtë pozicion, që nuk kam zgjedhur. Ky është fati im, e kam marrë përsipër këtë përgjegjësi. Unë duhet të jem me Bjellorusinë dhe të marr fitoren. U kam kushtuar kaq pak vëmendje fëmijëve të mi por jam e sigurt që ata do të më falin. Më kuptojnë shumë mirë se çfarë po them në atdhe, ne nuk kemi të drejtë të dorëzohemi, nuk sprapsemi dot, boll kemi duruar, ndoshta do bëjmë hapa të vegjël por ne do lëvizim përpara. Kur jemi bashkë jemi më të fortë.
Të falënderoj për intervistën, të uroj gjithë të mirat
Sviatlana: Të falënderoj shumë!
(BalkanWeb)