Shqipëria grumbulloi 3 pikë në dy ndeshjet e marsit të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë pësuan disfatë 2-0 ndaj Anglisë, ndërsa disa ditë më vonë, mposhtën pastër 3-0 Andorrën. Zëvendës-trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, në një intervistë për Sport News në News 24, nuk heziton të flasë për gjithçka.
Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, Bulku shprehet se situata brenda grupit është mjaft e mirë dhe se nuk ka asnjë krisje. Ai tregon bindjen e tij se të besuarit e Sylvinhos mund t’ia dalin ndaj Serbisë, në ndeshjen e qershorit.
Pse kishte kaq presion përpara Andorrës, çfarë e frikësonte Sylvinho-n, stafin tuaj?
Pavarësisht se rivali dukej i lehtë në letër, një trajner asnjëherë nuk mendon se një ndeshje është e thjeshtë. Trajneri i ka patur idetë e qarta. Ne ndeshjen e përgatisim bashkë me stafin, muaj përpara. Kanë qenë dy ndeshje që nuk kanë patur ngjashmëri me njëra-tjetrën. Ishte kohë e shkurtër, ndaj thashë që e kishim përgatitur shumë muaj më parë.
E dinte Sylvinho që Andorrën e kishit mposhtur dhe ju, madje 3-0, si trajner i parë, i dhatë ndonjë këshillë ekstra?
Jemi grup i mirë, të tjerët bënin shaka. Ishte një ndeshje katër vite më parë, nuk ka lidhje. E përsëris, jemi grup i mirë, komunikojmë me njëri-tjetrin, bisedojmë. Trajneri Sylvinho të dëgjon shumë, jo vtëm mendimin tim, por edhe të të tjerëve, videoanalistit apo edhe doktorit. Gjithccka e bëjmë bashkë, për të patur më shumë sukses dhe rezultate pozitive.
Bulku pas golit të dytë, por dhe gjatë pjesës së dytë, Shqipëria u tërhoq shumë, pse kjo zgjedhje, pse nuk tentuam ta kthenim në goleadë, të përpiqeshim të paktën, apo me laps e letër, mjaftonin vetëm 3 pikët?
Gjëja më e vështirë në futboll është të shënosh gola. Ne kemi bërë ndeshje të mirë, kishim qarkullimin e topit. Kishim edhe mundësi të tjera, por ky është futbolli, të gjitha rastet nuk mund të përfundojnë në gol. Të gjithë djemtë kanë bërë sfidë të mirë. Një gjë që mund ta bënim më mirë, është se kur fitonim topin, duhet të kishim një qarkullim më të mirë dhe të kapnim në befasi rivalin. Kjo nuk ndodhi në ndeshjen e parë, ndërsa në ndeshjen e dytë, ishte komplet ndryshe.
Ervin, këtë herë Sylvinho bëri disa ndryshime të forta, për herë të parë luajti pa Jasir Asanin, vendosi të luajë me Brojën në të djathtë të sulmit, pse kjo zgjedhje dhe a rrezikon tani Asani?
Ne e kishim planifikuar për t’i zhvilluar të dyja ndeshjet. Të gjithë ccunat kanë luajtur mirë. Ne i bëjmë zgjedhjet në bazë të rivalit, për të pasur vazhdim dhe zhvillim gjatë 90 minutave.
Është e vërtetë që Asani dhe Bajrami nuk e pritën mirë vendimin e Sylvinhos që nuk do ishin titullar, kanë shprehur pakënaqësi?
Mendoj që ambienti ka qenë i gëzueshëm, sidomos pas fitore. Pavarësisht nivelit të rivalit, 3 pikët janë 3 pikë. Marrëdhënia brenda ekipit është mjaft e mirë, prandaj e thashë që janë 23 lojtarë, një ndeshje luan dikush dhe një ndeshje dikush tjetër. Trajneri bën zgjedhjet e duhura, për të marrë maksimumin.
Një detaj që bëri shumë përshtypje, pse vendosi Sylvinho të mos kryej dy zëvendësimë të tjera, ishim 2-0 kishim gjithçka nën kontroll, pse nuk preferoi të provojë dhe dy element të tjerë?
Ne kemi bërë 3 zëvendësime sepse loja po shkonte mirë dhe kishim gjithccka në kontroll. Kishim lojtarë që nuk kanë luajtur në ndeshjen tjetër dhe trajneri e ka parë të arsyeshme të mos bëjë ndryshime. Ata që erdhën nga stoli, mendoj që dhanë diçka shumë të mirë për skuadrën, i dhanë freski ekipit.
Çfarë po ndodhë me Muçin Bulku, çfarë donte të thoshte Sylvinho me atë shprehje që në Kombëtare ka meritokraci, nuk i meriton Muçi qoftë dhe disa minuta?
Kush e meriton luan në kombëtar.e Nuk ka lidhje Mucci apo dikush tjetër. Lojtari duhet të japë maksimumin, Muçi ka luajtur edhe në Europian. Sicc e thashë, u pa e arsyeshme që të bëhen ato zëvendësime dhe të mos futet Mucci. Kjo s’do të thoë që ka diçka mes Muçit dhe trajnerit. Luajti Shehu, një lojtar teknikisht i mirë, bën qarkullimin e topit nga mbrojtja për ta kaluar në mesfushë. Mendoj se kemi bërë mirë, por nuk ka asgjë me asnjë lojtar.
Për herë të dytë radhazi përfunduan në tribunë, Brruti, Hadrroj dhe Simoni, i pashë shumë të mërzitur. A duhet të ndihet keq Brruti, bërë shumë zhurmë për të përfunduar në tribunë…
Mendoj se në kombëtare gjithccka varet nga lojtarët. Mendoj se për një lojtar që sapo ka ardhur, ishte zgjedhja e trajnerit, në vazhdimësi mbetet të shihet. Koha është e shkurtër dhe t’i nuk ke shumë t’i vëzhgosh shumë. Dikush do jetë formacion, dikush në stol, dikush në tribunë.
Një koment të shkutër për Juljan Shehun, një produkt vendas, të cilin Sylvinho e vlerësoi pas Andorrës…
Ka bërë ndeshje shumë të mirë. Nuk është vetëm Shehu, por kemi shumë lojtarë që kanë ardhur nga U21. Ne jemi në proces, në përbërje të skuadrës, Në përbërje të skuadrës, 95% e lojtarëve shqiptarë kudo që luajnë, janë më të mirët për momentin. Ka që nuk janë thirrur tani, por që mund të thirren më vonë. Dyert te kombëtarja është e hapur dhe të jenë të bindur që ne i ndjekim të gjithë, edhe në kampionate të largëta.
Të ka pyetur Sylvinho për Serbinë, rivalin e radhës, a e di Sylvinho se çfarë përfaqëson kjo përballje për Shqipërinë?
Ai është ën dijeni që në momentin që është hedhur shorti. Ne duhet të përqendrohemi në fushën e lojës dhe të bëjmë maksimumin të gjithë bashkë. Ndoshta për të luftuar për të parin, gjithçka mund të ndodhi, por dihet kundërshtari joën direkt është Serbia.
Duke parë ekipin e Serbisë dhe Shqipërisë, mendon se mund t’ia dalim?
Nuk mendoj, jam i bindur, me cilësitë që kanë lojtarët tanë, nuk mendoj që ka ndonjë diferencë të madhe me Serbinë. Të thash, diferencën do ta bëjnë 90 minutat në fushë. Shpresoj që t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion.
(J.S/BalkanWeb)