Largimi i Ardian Memës dhe gjetja e formulës së duhur për të zbutur këtë “divorc” të pashmangshëm ishte vetëm “sikleti” i parë i Refik Halilit. Pasuesi i tij ishte një tjetër çështje që kërkonte vëmendje të madhe pasi situata ku ndodhen bardheblutë është jo pak e ndërlikuar. Në tryezën e presidentit të bardhebluve brenda 24 orësh qarkulluan shumë emra, por në këtë pikë ka qenë vetë Halili i cili ka vendosur veton.

Burime nga klubi bardheblu bëjnë me dije për BalkanWeb se Julian Ahmataj do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Edhe në të kaluarën, Ahmataj ka qenë një opsion në tavolinën e Halilit por tashmë ka ardhur momenti i duhur për të marrë drejtimin e 24 herë kampionëve në vend. Ahmataj do të prezantohet këtë të premte me ekipin ku do të zhvilloj dhe seancën e parë stërvitore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb