Janë publikuar pamje të reja të sherrit masiv të ndodhur në Palasë. Gazetari i Balkanweb, Igli Celmeta ka publikuar pamje të reja të sherrit, që është bërë viral në rrjetet sociale. Në pamje duket momenti pas sherrit në një kompleks.

Në lidhje me këtë konflikt, Policia ka shpallur në kërkim 4 persona.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim 4 persona, Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo dhe Klajdi Cerri, të cilët u konfliktuan në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë, në orët e para të mëngjesit me datë 25.08.2024, me shtetasit L. K dhe F. A.

Nga përplasja, mbeti i plagosur një 42-vjeçar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb