VLORE

Ish-mësuesi i Fiskulturës Eljus Thartori që u plagos 10 ditë më parë, teksa qëndronte në Ballkonin e banesës së tij në Vlorë ndodhet për kurim në Turqi. Ish-mësuesi i Fiskulturës në shkollën 9-vjeçare “Teli Ndini” i dënuar më parë për vrasje me 10 vite burg, u denoncua se luante në klasë bixhoz me nxënësit dhe i nxiste ata kundër drejtoreshës së shkolles Magdalena Imeri.


Nëpërmjet një rrëfimi eskluziv dhënë gazetarit Enrik Mehmeti, për “News24” e “BalkanWeb”, ai hedh dritë mbi ngjarjen, vendet ku ka udhëtuar, të shkuarën e tij dhe dyshimet që ka se kush e do atë të vdekur.



“Policia e di shumë mirë me çfarë jam qëlluar unë. Jam qëlluar nga rruga në distancë, se me armë se me snajper këtë e zbulon policia, nuk jam qëlluar me tritol, po luftoj me jetën kam përfunduar në Turqi. Pse nuk i gjeti autorët policia, sepse ajo i mbron ata, jam qëlluar me snajper në sy të foshnjes, me foshnjen në krahë, 30 sekonda para se të qëllohesha e lëshova”, shprehet ai ndërsa kujton mbrëmjen e atentatit.

“Po kam qenë jashtë shtetit, nuk kam asnjë kërkim, kam qenë 7 muaj herën e fundit në Angli 7 muaj kam punuar në lavazho, nuk të vret njeri përse nuk e lave mirë makinën. Isha kthyer kisha 20 ditë pastaj shkova në Haxh dhe u ktheva prej 20 ditesh dhe shkoja në plazh. Çdo ditë mund të më vrisnin me gurë jo me snajper sikur të isha Toto Rino”, vijon me tej Thartori.

Thartori thotë se dyshimet për ngjarjen i ka te drejtoresha e shkollës ku ai punonte.

“Dyshimet e mia ia lë në dorë policisë, dyshimet e mia jane tek Magdalena Ymeri dhe Ilir Ymeri dhe ma ka thënë do hakmerrem ndaj teje. E bëri, dononcim te rremë në polici, tha do më vrasë fëmijët dhe çështja u pushua, ata mund të kenë paguar mendoj dhe dyshoj, policia le ta zbardh përse nuk i ka marr në pyetje?”

“Magdalena Ymerit nuk i prishi terezinë, më akuzoi se luaja bixhoz me nxënësit, pyesni çfarë kam bërë për atë shkollë, nuk kam çuar një herë rrogën në shtëpi, do bëja xhamat, do lyeja shkollën ose do investoja për fëmijët jetim. Nuk u kam marrë një herë lekë në atë shkollë, une u gjykova dhe pavarësisht faktit u tërhoqa. Po kam qenë në burg për vrasje, nuk kam vrarë as gra as fëmijë, vrava atë që më ka vrarë nënën. Atij që e ka bërë une i them vetëm kaq i lumtë dora.”

(BalkanWeb)