Aktualisht është pa skuadër, por lidhja e Orges Shehit me futbollin është e fortë. Trajneri i njohur, në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24, analizoi ecurinë e Shqipërisë në Nations League, por jo vetëm kaq. Shehi, në bisedën e bërë me gazetaren Trevisa Tufa, foli “pa doreza” për largimet e bujshme nga Tirana dhe Partizani, ndërsa u shpreh se do të rikthehet në pankinë atëherë kur në tavolinë do të ketë një projekt serioz.
6 pikë në 4 ndeshje Shehi, prisje diçka më shumë, si e vlerëson paraqitjen e Shqipërisë deri në këtë pikë të Ligës së Kombeve?
Unë mendoj që minimumi duhet të kishim marrë një pikë ndaj Gjeorgjisë këtu. Nuk meritonim humbjen. Unë mendoj se kemi bërë mirë, përveç asaj ndeshje në Çeki. Ka ditë jo. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, vendimtar do të jetë nëntori.
Pse kemi luhatje kaq të forta nga ndeshja në ndeshje, shkëlqyem kundër Ukrainës humbëm ndaj Gjeorgjisë, humbën ndaj Çekisë dhe fituam atëherë kur më pak pritej, në transfertë ndaj Gjeorgjisë, pse kaq ulje ngritje të forta?
Ulje-ngritjet në futboll janë të pranishme dhe të pranueshme. Ka ekipe që nuk kanë të njëjtën përformancë në të gjitha takimet. Kjo e kompleksoi gjithë rrjedhën e ndeshjes. Pas 3 ditësh, ekipi rimerr energjinë pozitive dhe arrin të bëjë përformancë të mirë. Fitoret e marra nuk i kemi arritur me vuajtje, por me lojë të mirë.
E prisje një sukses të tillë ndaj Gjeorgjisë, çfarë ndryshoi brenda 3 ditësh?
Kjo është një forcë karakterit e djemve tanë. Edhe pse ka shumë kritika, arritën që ta kthejnë në energji pozitive dhe duke marrë rezultat. Disa lojtarë rinj që u futëm në fushë nga ndeshja me Çekinë, bënë më të mirën e tyre. Rezultatin pozitiv në Çeki shumë pak e besonin.
Më jep dy detaje Shehi, çfarë të pëlqeu dhe çfarë jo në këto dy ndeshjet e fundit, çfarë të bëri më shumë përshtypje?
Lojtarët kishin besim te vetja. Ana jonë pozitive ishte që arritëm të mbajmë topin në zotërim dhe të dalim rrjedhshëm. Të gjithë e panë që skuadra me shpirt sakrifice, ia del që të mbajë rezultatin.
Në nëntor presim në Tiranë Ukrainën dhe Gjeorgjinë, sa shanse kemi për të fituar këtë grup?
Shanset janë reale, aq me tepër që luajmë në shtëpi. Energjia e mirë e lojtarëve dhe grupit bashkohet me atë energjinë e tifozëve, e në fund bëhet si një uragan. Koka duhet të jetë e ftohtë, këmbët duhet të jenë të nxehta. Kemi arritur një standard tjetër, shpresoj që të na kthehen lojtarët. Unë mendoj që me dëshirë, besim dhe qartësi, mund të dalim triumfues.
Do të ishte një zhgënjim nëse nuk e mbyllim grupin në krye?
Nuk luajmë vetëm ne futboll, luajnë të gjithë. Jemi në një grup shumë të ekuilibruar. Nuk do ishte zhgënjim. Duke patur parasysh që gjitha ekipet janë të përafërta sa i takon nivelit, duhen parë gjërat me logjikë.
Beson realisht se Liga e Kombeve është një shans për të shkuar në Botëror, apo këto ndeshje thjesht na shërbejnë për të konsoliduar grupin, për të zbuluar ndonjë element të ri si Tuci psh?
Sylvinho ka afruar përherë lojtarë të ri. Ai i ka dhënë mundësi të gjithëve. Mendoj që rruga mund të jetë pak më e gjatë. Vendi i parë në grup mund të ketë përfitime të tjera. Të marrim vendin e parë në grup dhe të krijojmë një standard.
I urojmë fat Kombëtares, Shehi flasim pak për ju, të mungon bankina? Të mungon aksioni?
Në këtë zanat, ka momente që njeriu duhet të pushojë. Kur isha lojtarë dëgjoja deklaratat e trajnerëve pas ndeshjes ose në periudha vendimtare. Shumë trajnerë donin pushim dhe nuk i kuptoja. Tani që jam vetë në këtë situatë, e kuptoj sa e nevojshme është. Do të rikthehemi në fushë, por e kam marrë me qetësi.
Do ketë një projekt që të bindë Shehin të marrë drejtimin e një ekipi…
Unë mendoj se në Shqipëri shumë pak ekzistojnë projektet. Projekti nuk është sot për nesër. Do rikthehem të drejtoj një skuadër atëherë kur unë dhe skuadra do kem të njëjtat objektiva.
Të vjen keq që u larguat nga Partizani në atë formë, që nuk morët besim që duhej?
Jo, nuk më vjen keq fare. Kam peng eliminimin nga Kupa me Kukësin. Shkuam në finale dhe e humbëm. Dihet që do e fitojë dikush. Shkuam në Europë me gjithë ato vështirësi, kaluam një tur. Nuk më vjen keq për asgjë.
E bëj këtë pyetje, sepse Partizani bëri gjithçka për t’iu marrë, bëri shumë zhurmë transferimi juaj nga Tirana te Partizani, do e bënit sërish këtë lëvizje, je bërë pishman për diçka?
Unë pasi ika nga Tirana, normalisht që nuk doja të largohesha në atë mënyrë. Këto janë gjëra që ndodhin dhe në fund i dhamë dorën njëri tjetrit. Shkova te Partizani, edhe pse kisha shumë oferta në taolinë. Zgjodha Partizanin edhe pse dikush mund të thoshte që përse shkoi. Unë prirem gjithmonë nga ana sportive. Siç mora kampionatin me Tiranën, doja të bëjë diçka të tillë me Partizanin. Ishte zgjedhje karriere, doja të hyja në histori. Jam një person që nuk merrem dhe nuk them, sikur ta bëja kështu, sikur të bëja ashtu.
A ishte titulli kusht për të vijuar bashkëpunimin me Partizanin? Jo n parim, por në letra…
Letrat janë të fundit. Un kur kam shkuar tek Partizani, edhe pse fillimisht kam folur me persona të tjerë, kam rënë dakord me Presidentin. Letrat nuk kanë qen kusht.
Po te Tirana do riktheheshit sërish? Ke qenë shumë i lidhur me këtë klub? Thyet shumë tabu me Tiranës?
Unë mendoj që Tirana më ka dhënë një kënaqësi të veçantë. Të jesh 3 vite trajner i Tiranës dhe të shkosh dy vite në finish të kampionatit. Morëm një kampionat të dominuar me shumë pikë para. Edhe te Partizani mund t kthehem prap, edhe te Tirana mund t kthehem prap. Mendoj q sa i takon futbollit, mund t kthehem tek t dyja skuadrat.
Për të mbyllur këtë diskutimin e ekipeve të kryeqytetit. Në fakt përpara Partizanit të shinin në krye të Dinamos, pate realisht një ofertë nga Dinamo?
Nëse ndarja me Tiranë ndodhi sot, oferta nga Dinamo mund t ket qen pas nj muaji. Nuk ka qen vetëm Dinamo, ka patur edhe ekipe t tjera. Sa i takon fotos, un isha me mikun tim Alban Berisha për t konsumuar drekën, kur aty takuam Çarçanin. Oferta ka qen më vonë. Isha në proces për marrjen e lejes s kalimit nga Tirana, kështu nuk mund të bëhej.
Në krye u ul Ilir Daja, a mund të bëjë Daja diferencën te ky ekip, a mjafton vetëm një trajner i mirë për të fituar titullin?
Dinamo nuk është e vitit t kaluar, fillimin e ka m ndryshe. Pjesëmarrja në katërshe tani është e vështirë. Dinamo ka afruar nj trajner q dihet se çfarë në fushë. Ardhja e Dajës mund të shërbejë edhe në anën psikologjike, kur ke nj trajner të tillë, normalisht që mund t fitosh.
Si e ke par Egnatian dhe Vllazninë?
Vllaznia është më mirë se vjet, Egnatia është pak më dobët se vjet. Tani te Egnatia tranzicioni ka qen i madh. Të rinjt sado cilësor q t jen, u duhet kohë që të ingranohen me skuadrën. Vjet në fillim nuk ishin pretendente skuadra si Dinamo, Teuta, apo Elbasani. Tani janë shtatë skuadra që pretendojnë që të jenë në katërshe.
Në fund, dua një koment të shkurtër, një analizë, për dy sfidat më të rëndësishme të kësaj jave derbi Tirana-Dinamo dhe Elbasani-Partizani, kë sheh favorit.
Kampionati jonë ka një ngjeshje, nga e para deri tek vendi i tetë. Nuk është se skuadrat kanë diferenca të mëdha. Un mendoj që janë ndeshje që asnjë skuadër s’do kërkoj t’i humbi. Nëse Tirana nuk luan në “Air Albania”, do e ketë të vështirë, pasi dihet mbështetja që mund t kishte nga tifozët aty. Partizani-Elbasani? Barazim.
(J.S/BalkanWeb)