Një grua në Korçë, ra pre e dhunës dhe përndjekjes së një burri, i cili prej më shumë se 3 vitesh e përndiqte atë hap pas hapi. Autori, Ilia Çami, 6 muaj pasi doli nga burgu, ku vuajti dënimin për përndjekje, e plagosi me thikë në fytyre, fyt dhe krah. Manderina Çela mbeti e plagosur me thikë paraditen e së mërkurës në Korçë.
Ajo po ecte në trotuar në lagjen nr. 4, tek vendi i njohur “Trekëndëshi” kur iu vu pas Ilia Çami. Pasi ajo i kërkoi të largohej, 41-vjeçari nxori thikën dhe e goditi, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. Nga ambientet e spitalit 46-vjeçarja dha dëshminë e saj në emisioni “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, në News24. Çela ka treguar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë. Si dëshmitare okulare ishte dhe vajza e 46-vjeçares, pohon ajo.
Gruaja:
”Prej 3 vitesh ai më ka përndjekur, më parë nuk e kam njohur kurrë, por ai është i futur nga dikush.
Për herë të parë më ka parë te katedralja e Korçës më kërkoi të pimë kafe, unë nuk pranova e denoncova në Polici, unë e fusja në burg në darkë, policia e nxirrte në mëngjes.
Mbi 10 herë e kam denoncuar para një viti ai u vu edhe nën masën e sigurisë arrest shtëpie.
Pastaj ai më erdhi në shtëpi, se di ca do bënte a do vishte a do më vriste e kapi burri im aty u përplasën të dy para 1 viti erdhi policia e mori.
Unë nuk dola jashtë, doli burri edhe vajza nuk po ndjehej mirë, po pash që u goditën pastaj e mori policie dhe e lanë në masën arrest shtëpie.
Personi që e ka futur Ilir Çamin për të më përndjekur më njohin, por unë nuk dua të përmend emra.
S’dua të përmend emra sepse ka një çështje që është mbyllur para 3 vitesh, ata njihen se para ca ditësh ai lajmëroi nipin e burrit dhe i tha që po ha e po pi me filan person, pra me atë që e ka futur.
Dje më doli përpara nga ora 9:30 i thash mos më dil më përpara, s’ke punë me mua.
Pastaj nxori thikën dhe s’mbaj mend, se më shtriu poshtë më vuri thikën në fyt, mbaj mend vetëm që erdhi një burrë dhe e mbajti pastaj kisha humbur ndjenjat”.
(BalkanWeb)