SHKODËR- Bujar Daka u shpall në kërkim nga policia bashkë me vëllain e tij Florian Daka si porositës të dyshuar të vrasjes së komisar Artan Cukur. Por në një rrëfim ekskluziv për News24″ e “BalkanWeb”, Bujar Daka deklaron se nuk është ndaluar dhe as marrë në pyetje nga policia.

Ai thotë se ndodhet në shtëpinë e tij duke kryer punime.
“S’jemi ndaluar dhe as marrë në pyetje nga policia. Jam në shtëpi duke kryer punime. S’kam lidhje me vrasjen e Cukut, jam i lirë. Kam qenë në burg në Zvicër, por Mikel Shallarin nuk e njoh. Shallarin e kam parë vetëm në televizor. Nuk kam asnjë lidhje me të. Ne nuk kemi për të ngrënë e jo më të paguajmë vrasës. Jam i lirë dhe nuk e di pse policia ma përmend emrin. Edhe vëllai, Floriani është i lirë”, ka deklaruar Bujar Daka.

Policia tha sot se dy vëllezërit Bujar dhe Florian Daka janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë porositur vrasjen e komisar Cukut me motiv hakmarrjen. Pasi vëllai i tyre Agim Daka u vra në zyrën e komisarit në vitin 2005 dhe ngjarja u raportuar si vetëvrasje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: