Nga: DORJANA BEZAT Në një intervistë ekzklusive për “BalkanWeb”, miku i Gani Çelës, 69-vjeçarit të gjetur sot të vdekur me një plumb në gojë, rrëfen bisedën e fundit me viktimën, me të cilën kishte pirë edhe kafen e fundit mëngjesin e sotëm. Miku i viktimës e përshkruan Çelën si njeri të qetë e familjar dhe sqaron se për momentin ka qenë i papunë.

Ai thotë se nuk ka vërejtur ndonjë shenjë apo shqetësim të 69-vjeçarit kur e takoi në mëngjes, përveç ankesës që nuk po i kalonte gripi. “Kam 7 vjet që e njoh”,- shton ai.

Nënën e ka akoma gjallë?
Miku i viktimës: Po, po e ka 94 vjeç

Po bashkëshortja?
Miku i viktimës: Po është e mbajtur, shkon në punë

Punonte viktima?
Miku i viktimës: Jo, jo

Po fëmijët me çfarë merreshin?
Miku i viktimës: Njerin djalë e ka të martuar në punë, tjetrin kamerier tek “Era”

Nga gjendja ekonomike si ishte?
Miku i viktimës: Shumë mirë…

Po në mëngjes kur pitë kafe çfarë ju tha?
Miku i viktimës: Hiç, ishte me grip e më tha s’po më lëshon gripi. Unë pastaj vajta të paguaja lekët e dritave dhe të bëja pazar

Ku e ka shtëpinë:?
Miku i viktimës: Ja këtu në një pallat…

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb