“Studio e Hapur” e Eni Vasilit kaloi një ditë me azilkërkuesit shqiptarë në Berlin, duke sjellë në programin e kësaj të marte dëshmitë e shqiptarëve që kërkojnë një jetë të re në Gjermani.


Janë 38 mijë emigrantët shqiptarë që ndodhen në Gjermani. Gjithçka filloi me Kosovën dhe epidemia u përhap me shpejtësi. Çfarë ndodh me azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani? Kush janë ata, çfarë përfaqësojnë, nga vijnë, pse ikin dhe çfarë presin të gjejnë?


“Studio e Hapur” ka udhëtuar në Berlin, ka vizituar dhe takuar shumë e shumë nga bashkëkombësit tanë, do tu tregojmë sot historitë e tyre, realitetin që kanë lënë pas, dramat, pamundësitë dhe shpresën për një jetë më të mire. Sapo mbërrijnë dhe paraqiten si emigrantë ndalesa e parë është në qendrat e regjistrimit …
Ndiqni intervistat nga Eni Vasili ne Berlin


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb