“Një situatë normale, thjesht një debat si në çdo ambjent pune”. Pa mundur ta fshehin, te Partizani kërkojnë të minimizojnë atë që ndodhi në dhomat e zhveshjes në përfundim të ndeshjes kundër Kukësit. Por nuk kishte vetëm debat mes dy personave me ide të ndryshme. Përplasja mes trajnerit Franco Lerda dhe zëvendësit të tij, Dritan Mehmeti kishte grushte dhe të shara.

Lerda 2
Lerda 2

Një kaos total, një nervozizëm i skajshëm, aq sa të pranishmit e tjerë kanë vuajtur disa minuta për të kthyer qetësinë. Gjithçka nisi për një zëvendësim. Lerda kërkoi zëvendësimin e Bardhit me Braun, ndërsa Mehmeti ishte i bundur se në atë moment të ndeshjes, Partizanit i bënte punë Asani në fushë. Mosdakordësinë e tij, Mehmeti ia shprehu trajnerit me një shprehje që kalon kufinjtë e etikës. Kjo sigurisht që irritoi Lerda, por nuk ishte arsyeja kryesore që ndezi më pas përplasjen fizike.

Stervitje 6
Stervitje 6

“Balkanweb” mëson nga persona të pranishëm, që një tjetër fjali e Mehmetit ka bërë që Lerdan ta tradhëtojnë nervat. Debati vijoi me hyrjen në dhomat e zhveshjes, kur Mehmeti e ka akuzuar trajnerin për rezultatin. “Ti në fund u kënaqe me barazimin, nuk doje të rrezikoje”, mësohet të kenë qenë fjalët e zëvendësit, që i kanë hedhur benzinë zjarrit dhe e kanë kthyer atë që te Partizani e quajnë debat, në një përplasje fizike. Kjo nuk është hera e parë që Lerda konfliktohet me Mehmetin.

Franko Lerda
Franko Lerda

Më parë verbalisht, ndërsa tani nuk ka më kthim pas. Sipas burimeve të “Balkanweb”, Lerda i ka dhënë ultimatum presidentit Demi dhe drejtorit Rama. Asnjë interpretim në fjalët e teknikut: ose unë, ose Mehmti. Situatë që ka vendosur në vështirësi drejtuesit e klubit, që tanimë janë të detyruar të marrin një vendim. Me shumë mundësi i sakrifikuari do të jetë Dritan Mehmeti.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb