Real Madrid është në kërkim të fitores së parë për 2019 pas barazimit kundër Villareal dhe humbjes kundër Real Sociedad, dy ndalesa që e kanë dërguar në -10 diferencën me Barcelonën kryesuese. Kjo ecuri negative ka bërë që tifozët të shpërthejnë ndaj ekipit ndërsa disa nga “senatorët” të mendojnë largimin.

I pari që mori “guximin” të flas ishte Luka Modriç i cili theksojë se skuadra nuk duhet ti bëjë më dhurata kundërshtarëve. Në të njëjtën linjë me kroatin ishte dhe trajneri Solari: “Luka është një lojtarë me shumë klas, si brenda ashtu dhe jashtë fushe. Këtu të gjithë janë të bashkuar, lojtarët, stafi dhe tifozët. Të gjithë japim më të mirën, të gjithë punojmë për të mirën e Realit”.

Kjo deklaratë e Solarit ishte më shumë një tentativë për të zbutuar ambientin pasi dukshëm disa “senatore” nuk e shohin situatën si trajneri. Isco më shumë po kalon kohë në bankinë, në opsionin e parë të rëndësishëm që do ti vijë është e sigurt se do të largohet. Marcelo vijon të jetë nën vëzhgim nga Juve me bekimin e Ronaldo-s, mundësia për tu bashkuar sërish me mikun e tij, mund të bëjë që braziliani të largohet nga Madridi. Edhe më shqetësuese është situata që rrethon Gareth Bale i cili në mënyrë demonstrative u largua nga stadiumi ende pa u mbyllur ndeshja me Sociedad.

Modriç vijon të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në shtëpinë e Realit, por gjithçka varët nga ofertat që mund ti vijnë, rinovimi i kontratës është ende larg. Është e vërtetë që Reali ka mjaftueshëm buxhet për tu rindërtuar nga e para një skuadër por dukshëm senatorët nuk po kalojnë aspak një moment të lumtur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb