Nga: MARIGLEN MERTIRI*<strong>TIRANË-Agjenci jo të ekspozuara me vetëm një autobus, nga Shqipëria po edhe vendet e rajonit kryejnë transport informal të qytetarëve të interesuar për azil në Bashkimin Europian. Pashk Preka një prej drejtuesve të agjencive të licencuar në Shqipëri që bëjnë transportin e udhëtarëve drejt BE prej vitesh, deklaron se informaliteti dhe mungesa e kontrolleve në doganë kanë lejuar këtë eksod shqetësues.

“E shoh si problem te veçantë informaliteti ne transportin e turizmit në Shqipëri, ka shërbim transporti te parregullt nga vendet fqinje dhe ka mungese kontrollesh të mirëfilta, nen efektin e te qenit liberal kryejnë transport për interesa te ndryshme për emigrim.”

Efektet nga ky eksod gjatë muajve të fundit i kanë ndjerë edhe kompanitë serioze në vend.

“Numri udhëtarëve me 5 muaj me parë, rënie me 50-60%, e kanë të vështirë të bëjnë emigracion dhe ndaj largohen.”

Preka deklaron se largimet bëhen si individuale ashtu edhe masive nga vendet e rajonit kryesisht.

“Largohen në mënyrë individuale, sporadike dhe te organizuar edhe me vendet e rajonit si Kosova, Mali i Zi, Maqedoni, hipin në autobusat e atyre vendeve”.

Pashk Preka pohon se edhe në zyrën e tij vijnë qytetarë të interesuar për eksod po pasi i sqarojmë se nuk mund të shkojnë pa plotësuar kushtet, ata largohen për të gjetur mënyra të tjera alternative.

“Duhet të shkojë thotë kam dëgjuar për azil me thonë, detyrimi ynë të sqarojmë mënyrën e udhetimit për në BE”
“Çfarë duhet të kesh për udhëtim, nëse zbatohen nuk ka probleme por ato nuk zbatohen”.

Mjaft shqiptarë të mashtruar nga sekserët, janë detyruar të paguajnë 300-500 euro për të shkuar në destinacion përveç biletës së autobusit gjatë muajve të fundit. Ndërsa përfundimi i këtij udhëtimi aventure është qëndrimi në kampet e Evropës për disa muaj dhe në rastin më të mirë marrin 385 euro në muaj për mbijetesë. Largimet po vijojnë pavarësisht se mesazhet e qarta nga vendet e BE u bëjnë me dije se nuk mund të përfitojnë azil.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb