KOSOVË- Një fëmijë 18 muajsh ka ndërruar jetë në kufirin Serbi-Hungari teksa ai së bashku me familjen e tij po përpiqeshin që të kalonin ilegalisht kufirin për të shkuar në Evropë. (foto ilustruese)
Fëmija është nga fshati Begunc e komunës së Vitisë dhe besohet se ngjarja ka ndodhur dy ose tri ditë më parë.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i fshatit Begunc, Azem Baliu i cili tha se familjarët e viktimës të cilët gjenden në Hungari tashmë në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Budapest dhe zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, po bëjnë përpjekje që trupin e pajetë të fëmijës ta kthejnë sa më shpejt në Kosovë për ceremoninë mortore.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari është informuar nga autoritet hungareze se më datën 22 shkurt të këtij viti, ka vdekur një fëmijë i moshës dyvjeçare, me inicialet A.M. nga komuna e Vitisë.
Fëmija, i gjinisë femërore, thuhet të ketë vdekur në një qendër strehimi të azilkërkuesve në Hungari, ku ajo bashkë me pesë anëtarët tjerë të familjes ishte vendosur disa javë më parë, ka njoftuar ambasada në Budapest.
Sipas informacioneve zyrtare të autoriteteve hungareze, vajza ditëve të fundit ka marrë trajtim mjekësor në qendër të azilkërkuesve.
Raportohet se autoritetet në Hungari pritet që së shpejti të dalin me një raport mjekësor, pasi të jenë ndriçuar rrethanat e vdekjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb