TIRANË

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të FRPD-së, kryedemokrati Lulzim Basha parashtroi edhe pjesë nga programi i opozitës. Ai tha se është emergjente të ndalet eksodi i mjekëve dhe infermierëve dhe kjo sipas tij bëhet vetëm duke garantuar paga dinjitoze dhe kushte pune më të sigurta.  Ai  përmendi edhe disa shfirat të trishta, ku thotë se vetëm gjatë 2018 ekonomia shqiptare për shkak të emigracionit masiv ka humbur plot 560 milionë euro.

“Vetëm nga emigracioni, për vitin 2018, humbja për ekonominë është 560 milionë euro, ndërkohë që në spitalet tona s’ka më mjek dhe infermier.Në programin tone parashikojmë të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro, ndërsa infermierëve në 700 euro. Vetëm në këtë mënyrë ne do te arrijmë të përmbushim nevojat e vendit me staf mjekësore dhe për tu dhënë shërbime kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë.”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb