TIRANË – Po aq sa kosovarët, edhe shqiptarët janë duke u larguar nga vendi i tyre, por në një mënyrë më pak të dukshme. Deputeti i PD-së, Myqerem Tafaj, deklaroi sot në Kuvend se “në Shqipëri nuk duken, por përmasat e largimit nuk janë larg atyre që janë në Kosovë.

Shtypi gjerman dhe austriak flet për dy-trefishim të shqiptarëve që kërkojnë azil, – theksoi ai. – Këtu nuk është çështja se Shqipëria mund të rrezikojë vendosjen e vizave, por se kush po ikën. Po ikin fëmijët 15 vjeç, se shohin që prindërit e kanë të pamundur t’i ushqejnë. Marrin qindarkat e fundit dhe shkojnë të punonë jashtë. Largohen kryefamiljarë, që e kanë të pamundur të mbajnë fëmijët me bukë. Po ikin shumë nga ata që janë shkolluar në degë prioritare të vendit, si inxnjinjeri kompjuterike apo mjekësi.

Po sikur vetëm një pjesë e fondit që u akordua për “check up” të popullsisë, të përdorej për të punësuar mjekë të kthyer nga specializimet, nga klinikat më të mira të Evropës, do të thotë se do të punësoheshin qindra prej tyre në QSUT dhe në Fakultetin e Mjekësisë dhe me ta mund të krijohej, qendra më e fuqishme e trajnimit të mjekëve, stomatologëve, farmacistëve e s’do të ishte nevoja të debatonim për testimin,” – tha Tafaj.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb