Nedim Bajrami po luan ndeshjet e tij të para te Rangers. Mesfushori i kombëtares ka realizuar një gol ndaj Malmos në Europë, ndërsa në kampionat shënoi të mërkurën mbrëma në portën e Aberdeen. Bajrami, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur për eksperiencën e re në Skoci.
“Më pëlqen shumë, kemi një ambient të mirë në dhomat e zhveshjes. Më pëlqen mënyra se si luajmë, trajneri, çfarë dëshiron nga skuadra. Është ndryshe futbolli skocez nga ai italian, por unë po përshtatem shumë shpejt këtu.
Kam ardhur këtu në Skoci sepse më pëlqen të luaj futboll sulmues dhe të fitoj çdo ndeshje, të fitoj trofe. Performanca ime këtu, mendoj se është e mirë” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)