Ky është momenti kur një baba ka rrëmbyer vajzën e tij në një shesh lojrash si pjesë e një eksperimenti të çuditshëm social.

Ngjarja e pazakontë është regjistuar në në qytetin Surgut të Rusisë.

Pamjet tregojnë nënën duke qëndruar me vajzën e saj në një shesh lojrash. Për arsye të panjohura nëna largohet nga parku dhe lë vajzën vetëm për disa minuta, Ndërsa vajza luan  një ‘rrëmbyes’ i afrohet.

https://www.youtube.com/watch?v=4u5w8Gzf0LY

Burri merr fëmijën që e kundërshton me dhunë. Por ‘rrëmbyesi’ e mban vogëlushen që shkelmon dhe bërtet dhe e fut në makinë e tij.

Në fund të videos nëna kthehet dhe shikon që vajza e saj është zhdukur, ndaj fillon të kërkojë në të gjithë zonën.

Megjithatë ‘rrëmbyesi’ ishte babai i vajzës dhe inskenoi ngjarjen për ti treguar prindërve që të mos i lënë fëmijët vetëm.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb