Mbi 20 ekspertë dhe raportues special të Kombeve të Bashkuara (OKB) bënë thirrje që të gjitha vendet të njohin shtetin e Palestinës.
Në deklaratën e tyre, ekspertët dhe raportuesit specialë theksuan se të gjitha shtetet duhet të ndjekin shembullin e dhënë nga mbi 140 shtete anëtare të OKB-së për njohjen e Palestinës. Ata u kërkuan vendeve që të përdorin të gjitha mjetet politike dhe diplomatike për të lehtësuar një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
Ata pohuan se një hap vendimtar drejt paqes së qëndrueshme në Palestinë dhe më gjerë në Lindjen e Mesme është shpallja e menjëhershme e një armëpushimi në Gaza dhe ndërprerja e inkursioneve të mëtejshme ushtarake në Rafah.
Norvegjia, Irlanda dhe Spanja bënë një njoftim të koordinuar më 22 maj, duke shpallur njohjen e Palestinës si shtet në fuqi që nga 28 maji.
Me mbi 140 vende që kanë njohur tashmë një shtet palestinez, kjo përfaqëson më shumë se dy të tretat e anëtarësimit të Kombeve të Bashkuara.
(A.A/BalkanWeb)