Fati i Lazios dukej i shkruar që në sfidën e parë, ai i gol i pësuar në shtëpi e ndërlikonte më shumë seç duhej kualifikimin në Europa League, për më tepër përballë një ekipi ekspert si Sevija. Spanjollët e kishin më të thjeshtë në ndeshjen e kthimit mbi të gjitha pas golit të shpejtë të Ben Yedder në minutën e 20-të.

C 29 Fotogallery 1024503 Imagegallery Imagegalleryitem 5 Image
C 29 Fotogallery 1024503 Imagegallery Imagegalleryitem 5 Image

Italianët nuk përfituan as nga dalja me karton të kuq të Vazquez në minutën e 60-të pasi Marusic rikthehu baraspeshën numerikë në të 71-tën me një faull krejtësisht të pa nevojshëm. Andaluzët blinduan kualifikimin pak minuta më vonë me Sarabia që shënoi dhe golin e dytë.

Strakosha Nota
Strakosha Nota

Si rrallë herë mediat italiane nuk vlerësojnë pozitivisht paraqitjen e Strakoshës, praktikisht si pjesa tjetër e ekipit: “I pa fat por dhe jo shumë preciz në rastin e golit të parë. Goditja e Sarabia ishte e lehtë, grushtimi i tij shkoi pikërisht në këmbët e Ben Yadder. Mund të bënte pak, por farë pak në golin e 2-0, nota 5,5 për Strakoshën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb