Ekspertët gjermane që kanë asistuar në hartimin e programit të Partisë Demokratike, u shprehën sot se ky program synon rimëkëmbjen e ekonomisë, është realist dhe i besueshëmtakim.

Walter Glos, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Konrad Adenauer, : Mathias Schafer, Drejtor i Politikane ne fondacionin Konrad Adenauer dhe Mathias Hubcher, drejtori i Departamentit për Programin ne CDU, të pranishëm sot në takimin me biznesin gjerman, u shprehën se programi i z.Basha ka prioritetet e duhura dhe jep zgjidhjet e duhura për ekonominë.


Ata theksuan se në program përfaqesohet mundësia e sipermarrësit dhe e qytetarit. Programi, lejon menaxhimin e buxhetit për ta bërë më të aksesueshem, më transparent. Ekspertët gjermanë u shprehën se një shtet i fuqishem nuk është ai që perfshihet kudo dhe shpenzon shume para, por ai shtet që mban kuadër të besueshem ligjor dhe mban premtimet.
(e.f/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: