Izraeli është ndër vendet që i ka ofruar shumë ndihmë Shqipërisë, duke sjellë ekspertë dhe specialistë për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, që la 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.

Për situatën dramatike në Shqipëri ka reaguar edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili shpreh solidaritet me popullin shqiptar.

Netanyahu ka shpërndarë në “Twitter” një video të kryeministrit Edi Rama, i cili takoi sot një grup ekspertësh izraelitë, që po inspektojnë banesat e prekura nga tërmeti në Durrës, Tiranë dhe zonat përreth.

“Faleminderit kryeministri i Shqipërisë, miku im Edi Rama, për fjalët e ngrohta. Izraeli qëndron pranë Shqipërisë në këtë orë të vështirë”, shkruan kryeministri i Izraelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb