KOSOVE- Ekspertët ndërkombëtarë për verifikimin e demarkacionit me Malin e Zi tashmë kanë përfunduar takimet me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të partive opozitare, me banorët lokalë, si dhe me ekspertë të fushës.

Sikurse Qeveria që vazhdon të këmbëngulë se Kosova nuk humb territor në raport me shtetin malazias, ashtu edhe opozita e ekspertët, të cilët pretendojnë të kundërtën, shpresojnë në vlerësim objektiv të Komisionit ndërkombëtar ad hoc.

Pasi kanë dëgjuar palët në Kosovë, ekspertët nga ShBA-ja, Britania dhe Gjermania të premten kanë udhëtuar drejt Malit të Zi. Pasi të dëgjojnë versionin e Podgoricës zyrtare, ata do të dalin me raportin përfundimtar nëse ka pasur shkelje ose jo me rastin e shënimit të vijës së kufirit.

Në Qeverinë e Kosovës nuk ka treguar për hapat që do t’i ndërmarrin nëse Komisioni konstaton shkelje ose jo në raportin për të cilin është thënë se do të finalizohet brenda dy javësh.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: