Pas deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiç se kosovarët janë njerëz pylli, ka reaguar edhe profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Mei.  Në një postim në “Facebook”, ai e ka quajtur raciste deklaratën e kryeministres serbe. Në postim, ai shkruan se e shikon zhgënjyese sesi politikanët e rinj të Beogradit po veprojnë në të njëjtin diskur politik si regjimi i Millosheviçit. Ben-Mei shprehet se në lidhje me rastin duhet të reagojë edhe përfaqësuesja e Lartë e BE, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

1161
1161

“Koment racist nga kryeministrja serbe Brnabic, e cila i referohet kosovarëve si “njerëz Të ardhur nga xhungla/mali”. Zhgënjim të shohësh politikanët e rinj në Beograd me të njëjtën diskurs politik si regjimi i Milosheviqit. Federica Mogherini duhet të reagojë. Alon Ben-Meir ka publikuar fotografitë e shqiptarëve me të njohur në botë, mes te cileve Nënë Tereza, Majlinda Kelmendi, Dua Lipa, Rita Ora, Granit Xhaka, duke shkruar: “Vetëm për t’ia kujtuar kryeministres serbe Brnabiq, e cila tha se shqiptarët e Kosovës “janë njerëz të zbritur nga malet …” Se bota tashmë e di se kush janë shqiptarë. Turp të kesh!”, ka shkruar ai.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb