Në kushtet e një mjedisi të ndryshueshëm me konkurrencë intensive, suksesi i biznesit shumë herë mund të jetë i riskuar. Por, strategjitë e duhura të qëndrueshme afatgjata si dhe stafi profesionist mund të luajnë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e një biznesi. Për të njohur më mirë planet dhe investimet që duhen ndërmarrë, studentët e Ekonomikut në universitetin “Luarasi” kanë pasur mundësinë të ndjekin leksionin e hapur nga Terry Trayvick, strateg i njohur i biznesit me një eksperiencë 30-vjeçare në treg.

Dekani i Ekonomikut, Mateo Spaho prezantoi profesorin para studentëve duke vlerësuar kontributin e tij si një konsulent ndërkombëtar i kompanive.

Eksperti amerikan i ka shpjeguar studentëve mënyrat e bërjes së biznesit dhe rritjen e fitimit. Mbi të gjitha Trayvick u mësoi të rinjve disa nga strategjitë e rimëkëmbjes së një biznesi pas falimentimit.

“Ka shumë mënyra për të fituar 1 milionë dollarë, por celësi si drejtues është që të jesh i qartë në skuadrën tënde se si do ia dalësh për të qënë i suksesshëm. Pasi bëmë kërkimet tona, arritëm në përfundimin që për të dalë fitimtar duhen ndjekur strategji të qëndrueshme. Së pari si do ta rrisni biznesin, së dyti si do ta bëni eficent dhe së treti duhet të gjeni mënyra për të bërë dallimin nga konurrentët tuaj”, tha Trayvick.

Nëpërmjet praktikave të leksioneve të hapura nga ekspertët më të mirë, studentët e Luarasit mund të ndjekin histori suksesi e modele pozitive për të ardhmen e tyre profesionale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb