Zhoze Murinjo nuk humbet rastin të flasë për finalen e madhe të Champions League, në program më 2 qershor në “Wanda Metropolitan” të Madridit. Trajneri portugez, arkitekt i triumfit të këtij trofeu me Porton dhe Interin, jep mendimin e tij për Sky Sport, teksa fokusohet te trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop.

“Nëse do të fitonte Championsin, do të ishte një arritje e madhe, por nëse nuk do të fitonte, do të ishin tre finale të humbura… do të ishte e vështirë, shumë e vështirë. Por është një person pozitiv dhe jam i bindur që mendon veç për suksesin. Totenhemi? Nëse do të vinte ky trofe i parë, do të ishte fantastike dhe do t’i hapte rrugën suksese të tjerë. Finalet nuk janë bërë për t’u luajtur, por për t’u fituar”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb