Dëmet e mëdha të shkaktuara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit ishin tema kryesore e diskutimit sonte në emisionin “Real Story”, në News24.

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, tha se ndërkombëtarët do të ndihmojnë Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit, por sipas tij, ata po presin që të dalë kostoja reale e dëmeve të shkaktuara.

Ndërkohë, ndryshe mendon se eksperti Ardian Civici, i cili deklaroi se ndërkombëtarët nuk kanë besim te institucionet shqiptare.

Fatos Çoçoli: Bashkimi Europian pret që të dali kostoja reale dhe pastaj të japi para për rindërtimin. Ata kanë mekanizma për rindërtimin. Banka Botërore, FMN, BERZH presin që të dalin letrat dhe pastaj flasin. Ato vijnë me një program afatgjatë. Donatori kërkon një plan afatgjatë të qëndrueshëm.

Ardian Civici: Shkalla e besimit për institucionet dhe qeverisjen shqiptare është shumë e dobët në raport me donatorët ndërkombëtar. Tani që u përballuan dëmet e para, ata presin planin e rindërtimit, vizionin dhe koston.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb