Eksperti i ekonomisë Pano Soko, i ftuar në emisionin Open në News24, komentoi shitjet e apartamenteve në Tiranë dhe në mbarë vendin.

Soko theksoi se paraja e zezë është futur në tregun e imobilarëve. Ai tha se me pagat në Shqipëri nuk mund të blesh dot apartament.

Pano Soko: Paraja e zezë është futur në tregun e imobilarave. Paga neto është 65 mijë lekë të reja. Me këto të ardhura, nuk mund të blesh dot apartamente, sidomos të shtrenjta. Rritjet e çmimeve janë pa sens. Edhe çmimet e apartamenteve janë ulur disi në Europë.

Vihet re se edhe në Shqipëri ka një rënie të çmimit të apartamenteve. Tregu është si një mozaik. Ne nuk e shohim paranë e zezë, por prodhon efekte. Janë ulur çmimet e apartamenteve sepse mund të ketë rënë paraja e pisët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: