Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh, i ftuar në emisionin Koha për t’u zgjuar në News 24 tha se pensionistët, si çdo shtresë e popullsisë, paguajnë TVSH.
Hoxha deklaroi se paratë që pensionistët paguajnë për TVSH duhet t’ju kthehen në forma të ndryshme nga qeveria.
“Nëse një pensionist e merr 190 euro, atëherë ti i mban pensionistit 45 euro. Pensionistit duhet t’ja kthesh këto para. Qeveria mund ta kthejë TVSH me anë të bonusit ose formë tjetër. Ministri ka thënë se do ketë edhe një bonus pranvere.
Mund të kthejë këto para në formë bonusi. Paratë që pensionistët paguajnë për TVSH t’ju kthehen në forma të ndryshme nga qeveria”, deklaroi Hoxha.
(Balkanweb)