Eksperti i tregut të automjeteve Andi Makishti, i ftuar në emisionin Sintezë në News 24 të moderatorit Brenton Kotorri, tha se të huajt, kur marrin makina me qira në Shqipëri janë më të kujdesshëm dhe e mirëmbajnë mjetin.

Makishti theksoi se shqiptarët kanë nisur të preferojnë edhe makinat koreane.

Andi Makishti: Ka një dallim mes një shqiptari dhe një të huaji kur marrin makinë me qira. Shqiptarët kanë një prirje të vogël ta keqpërdorin mjetin kur e marrin me qira, ndërsa të huajt jo.

Çdo shtet që prodhon makina ka problemet e veta. Italia ka një keqpërdorim te shoferët. Italia ngjan me ne, italianët e mbajnë automjetin derisa makina të prishet.

Koreja ka bërë surprizë, teksa makinat koreane preferohen edhe tek ne. Ndoshta edhe mund të ndërpritet kërkesa për makina nga Koreja, sepse ka kosto nga transporti. Tani të blesh një makinë mund të themi se nuk është luks, është jetësore. Makina me qira marrin të huajt më tepër, jo shqiptarët. Marrin me qira emigrantët më tepër. Në verë nuk gjen dot makinë me qira nën 30 euro, ndërsa në dimër mund të gjesh dhe me 15 euro.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb