Anija hapësinore “Dawn” e NASA-s është futur në orbitën e trupit qiellor Ceres, në brezin e asteroidëve ndërmjet Marsit dhe Jupiterit. NASA konfirmoi se anija hapësinore “Dawn” është e para që arrin të futet në orbitën e një ptrupi qiellor dhe se tashmë gjendet në fushën e tij të rëndesës, rreth 61 mijë kilometra mbi sipërfaqen e Ceres.

Kontrollorët në laboratorin e NASA-s morën sinjal nga anija “Dawn” se po funksiononte në gjendje të mirë dhe se tashmë po rrotullohej në orbitë sipas planit.

Gjatë një konference për shtyp të NASA-s, Carol Raymond u shpreh se trupi qiellor Ceres është unik në sistemin tonë diellor.

“Do ta zbulojmë natyrën e tij të vërtetë duke iu afruar më shumë sipërfaqes së tij. Është një mister që na ka mbajtur në tension vazhdimisht.”

Kur anija “Dawn” të dalë nga pjesa e errët e Ceres, diku në mesin e muajit prill, shkencëtarët e NASA-s presin që të marrin pamje më të qarta ndërkohë që anija do të afrohet me afër trupit qiellor.

Që kur u zbulua në vitin 1801, Ceres u përkufizua fillimisht si planet, më vonë si asteroid, dhe më pas u quajt trup qiellor që nuk kap mëdhësinë e një planeti.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: