Eksploruesja e Mesdheut është ndalur këtë mëngjes për herë të parë në Durrës duke sjellë 450 vizitorë nga 22 shtete të botës, thotë Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale teksa ka publikuar edhe disa nga fotot e Kroçerës.

Pushuesit kanë ardhur nga Kanadaja, Malajzia dhe Australi dhe po shijojnë bukuritë e Durrësit, Krujës dhe Tiranës, shkruan kryeministri Rama.

Postimi i plotë:

Kroçera “Seaborne Quest” ose siç quhet ndryshe Eksploruesja e Mesdheut është ndalur këtë mëngjes për herë të parë në Durrës duke sjellë 450 vizitorë nga 22 shtete të botës prej Kanadasë e Kilit deri në Malajzi dhe Australi të cilët po shijojnë bukuritë e Durrësit, Krujës dhe Tiranës, duke e bërë Shqipërinë pjesë të pandashme të tureve nëpër xhevahiret e Mesdheut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: