Policia e Krujës ka zbardhur sot dhe dokumentuar një ngjarje të ndodhur më datë 11 nëntor të vitit të shkuar ku në një fabrikë mishi dhe ka arrestuar shtetasin mer Hidri 52 vjeç, banues në Krujë. Mësohet se për arsye të një konflikti pronëse, në Qerekë të Krujës, ai i ka vendosur një sasi lënde plasëse eksploziv në fabrikën e thertores së mishit në pronësi të shtetasit P.N.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarje të ndodhur më datë 11.11.2017, ku një shtetas ka tentuar të shkatërrojë me eksploziv një biznes.

Është ndaluar autori I dyshuar, shtetasi:

• Ymer Hidri 52 vjeç, banues në Krujë.

Hidri, më datë 11.11.2017, në Qerekë, Krujë, për motive pronësie dyshohet se ka vendosur një sasi lënde plasëse eksploziv në fabrikën e thertores së mishit në pronësi të shtetasit P.N.

Lënda eksplozive nuk ka shpërthyer.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shkatërrimi I pronës me eksploziv” e mbetur në tentativë dhe” Mbajta pa leje e lëndëve plasëse” parashikuar në nenet 152, 22 dhe 278/ 2 të Kodit Penal.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: