BULQIZË- Gjatë orëve të vona të natës në minierën e kromit në Bulqizë, është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë eksplozive.

Menjëherë kanë shkuar Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se në Minierën e Kromit Bulqizë, në Galerinë nr 29/50, në thellësinë e saj në ‘zonën D’, kanë vendosur lëndë eksplozive, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar armatura prej druri.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy copa fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të verdhë të djegur.

Bulqize miniera (2)

Nga veprimet e shpejta të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në DVP Dibër, është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi F.B., për të cilin për shkak të hetimit nuk jepen të dhëna të tjera.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Shkatërrimit të Pronës me eksploziv”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: